Shok në familjen tetovare: U thanë babai vdiq nga Korona, pas 6 ditëve i thirrin ta marin se është shëruar!?
Gazetari kumanovar Zoran Bozhinovski ka publikuar në profilin e tij një lajm skandaloz. Sipas tij, një familje tetovare kanë dërguar prindin e tyre në Spital ku është konstatuar me Kovid 19. E kanë transferuar në spitalin e Shkupit prej ku i kanë thirë pas tre ditëve dhe u kanë thënë se prindi i tyre ka ndërruar jetë. E kanë varrosur me arkivol pa e hapur, kurse pas gjashtë ditëve i kanë thirrë sërish nga spitali dhe u kanë thënë se babai i tyre është sheruar dhe të vijnë ta marin. “Kush është varrosur ende nuk dihet”.