Shokohet Australia, tortura çnjerëzore djemve të mitur në paraburgim, protesta masive

287

 

_90514797_d (1)

Qindra njerëz janë mbledhur në protesta masive në të gjithë Australinë  pas akuzave të ashpra të abuzimit cnjerëzor ndaj djemve të mitur në paraburgim.

Demonstruesit u mblodhën në Melburn, Sydney dhe Brisbane për të shprehur tronditjen nga pamjet e publikuara para disa ditësh që tregonin djemtë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore nga dhuna çnjerëzore.

Videoja gjithashtu tregon një djalë të veshur me një kapuç dhe të prangosur në një karrige.

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, ka bërë thirrje për një hetim të menjëhershëm por ai hodhi poshtë kërkesën për një hetim më të gjerë kombëtare.

_90567054_034291946-1

Comments