Shokuese/ Ish-lojtari i Seria A: Ndeshjet ‘rregullohen’ në Itali, ndërsa futbollistët pinin…

315
fresco

Marselo Larrondo ka lëshuar së fundmi një deklaratë që ka bërë shumë bujë në media teksa zbulon disa të fshehta që ndodhin në Itali. Ish-lojtari i Seria A ku ka luajtur për klube si Fiorentina, Siena e Torino ka treguar disa dyshime të tij se ndeshjet në këtë kampionat trukohen.

midle

“Në Itali bëhet gjithmonë kështu, ka pasur shumë raste. Bien dakord me skuadrat që kanë siguruar mbijetesën, në mënyrë që këto t’i dhurojnë pikët ekipeve që janë në rrezik. Në një ndeshje besoj se kishin rënë dakord për barazimin. Unë jam aktivizuar në vendin e Calaio dhe jam zemëruar, sepse më kanë thënë se duhej ta ktheja topin mbrapa në vend që të sulmojë”. – ka thënë fillimisht Larrondo.


Ndërsa më tej ai tregon dhe disa fakte shokuese për lojtarë të cilët pijnë cigare në pushim të pjesës së parë madje edhe para trajnerit. “Kam njohur futbollistë që shkonin në banjë dhe pinin cigare në fund të stërvitjes, por edhe mbas pjesës së parë. Disa e kanë bërë këtë edhe para trajnerit, ose i kërkonin atij leje për ta bërë. Merrnin kafe dhe më pas pinin cigare, një çmenduri” – përfundon ai.

Comments