Shorti i ligës së kampionëve: Ja procedurat për 16 skuadrat e kualifikuara

165
fresco
gggggg
midle

Shorti i Ligës Kampioneve zakonisht hidhet të premten, por për të përcaktuar ndarjen në çifte të 16 skuadrave më të mira, UEFA ka caktuar datën 12 dhjetor, të hënën e ardhshme.

Sipas procedurës, skuadrat ndahen në vazon e fituesve të grupeve dhe vazon e vendeve të dyta. Rregullorja parashikon që në turin e ardhshëm, nuk mund të ndeshen skuadra që janë kualifikuar nga i njëjti grup si dhe skuadrat që i përkasin të njëjtit shtet, duke kufizuar ndjeshëm mundësitë për skuadra të ndryshme.

Ndeshjet e para luhen në fushën e skuadrave që dalin nga vazot e dyta, ndërsa ata që kryesuan grupin luajnë takimin e kthimit në shtëpi. Ndeshjet e këtij turi luhen në shkurt dhe mars 2017.

Të kualifikuar

Vazo e kryesuesve

Arsenal, Napoli, Barcelona, Atletico Madrid, Monaco, Borussia Dortmund, Leicester, Juventus

Vazo e të dytëve

PSG, Benfica, Manchester City, Bayern Mynih, Bayer Leverkusen, Real Madrid, Porto, Sevila

Comments