Shpallet lista e institucioneve në Maqedoni që do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime
DAP, Drejtoria e doganave, Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, MPB, sektorët rajonal në Sektorin për mbikëqyrje dhe menaxhim të punëve, në Repartin për punë të qytetarëve, Ministria për Mbrojtje-reparti për mbrojtje të rajonit me qytetet dhe komunat, janë institucionet të cilët fillimisht do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Puna në këto institucione do të fillojë prej ora 07:00 deri ora 14:30 (ndërrimi i parë) dhe më pas prej ora 14:00 deri ora 21:30 (ndërrimi i dytë).
Poashtu do të punohet edhe të shtunën e parë të muajit, por vetëm një orar, edhe atë, prej ora 08:00 deri ora 16:00.
Këto reforma me orar fleksibil zbatohen me qëllimin që tu dilet në ndihmë qytetarëve, gjegjësisht mundësimin e shërbimeve më të mira.
Poashtu prej 1 shtatorit, kopshtet për fëmijë do të fillojnë të punojnë në dy ndërrime. Edhe pse këto masa kanë hasur në rezistencë nga OBRM-PDUKM, Qeveria vlerëson se ky është një hap pozitiv dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për prindërit.