Shpend Ahmeti konfirmon se ka hequr dorë nga mandati i deputetit

308
fresco

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se ai ka hequr dorë mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës.
“Unë dje kam informuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se unë do të qëndroj si Kryetar i Prishtinës dhe se heq dorë nga mandati i deputetit. 32 deputetët e Lëvizjes do ta mbrojnë me dinjitet besimin e dhënë. Ndërsa ne vazhdojmë me punën në komunë duke ndikuar edhe në ndryshimin në nivelin qendror”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka thënë se që nga fillimi ka bërë të qartë se ka kandiduar për deputet që të shtojë sa më shumë votues për Lëvizjen Vetëvendosje dhe ka vlerësuar se këtë qëllim e ka arritur.
“Kur kam hyrë në listë pata thënë se duhet angazhuar të gjitha resurset për ta bërë ndryshimin, duke kandiduar edhe nga posti i Kryetarit të Kryeqytetit. Pata thënë se në qoftê se prania ime në listë shton vetëm një votë për Lëvizjen e për ndryshimin, ja vlen. Edhe ja vlejti me qenë pjesë e një liste të ndryshimit. 200 mijë votuan për Lëvizjen”, ka shkruar Ahmeti.
/Insajderi.com/

Comments