Shpenzime të kota nga United? Në 25 muaj janë harxhuar sa në 25 vjet

309
fresco

Problemet për Manchester United duket se nuk kanë të sosur.

Tashmë raportohet për një konflikt mes klubit dhe trajnerit, Jose Mourinho, por nga ana tjetër janë edhe tifozët e kësaj skuadre që janë të pakënaqur me stafin drejtues.

Që nga viti 2013, ku fitojë titullin e 20-të kampion, Manchester United nuk ka fituar më në Premier League, pavarësisht se ka qenë klubi që ka shpenzuar më shumë në Europë.

Në mediat britanike raportohet se, United ka shpenzuar shpenzuar 900 milionë euron në pesë vitet e fundit dhe 500 milion prej tyre i ka shpenzuar Jose Mourinho.

Kjo është një shifër marramendëse ku karhasuar me trajnerin Ferguson i janë dashur 25 vite për të shpenzuar kaq para.

Kujtojmë se United vetëm Pogba dhe Lukaku kanë kushtuar, të dy bashkë, 200 milionë euro.

23 lojtarë kanë ardhur pas largimit të Ferguson, por situata ka mbetur kaotike, pa asnjë titullin kampion./albeu.com/

Comments