Shpërthen Ban Ki Moon: “Njerëzit pa duar dhe këmbë! Alepo më keq se në thertore”


“ Të jemi të qartë. Ata që shfrytëzojnë të gjitha armët destruktive saktë e dinë çka bëjnë. E dinë se bëjnë krime lufte”, ka thënë ai në Këshillin e Sigurimit.
Ban Ki Moon ka dënuar sulmet në dy spitalet më të mëdha në Alepo duke i quajtur krime lufte, transmeton AFP.
“Paramendojeni shkatërrimin. Njerëzit me duar dhe këmbë të këputura. Fëmijët me vuajtje të tmerrshme të cilëve askush nuk u ofron ndihmë. Paramendojeni thertoren. Kjo është e tepërt”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i OKB-së