Shpërtheu me 4 gola ndaj Tottenhamit, Gnabri u lëshon mesazh rivalëve në Champions

511
fresco

Serge Gnabri ishte pa dyshim lojtari më i mirë i skuadrës së Bayernit në fitoren 7-2 ndaj Tottenhamit.

Gjermani shënoi katër herë në portën e Loris, duke treguar se është një nga lojtarët më premtues te kampionët e Gjermanisë.

Pas ndeshjes ai u shpreh: “Bëmë një paraqitje madhështore në një nga mbrëmjet më të bukura në Champions, tha lojtari. Në pjesën e parë vuajtëm. Katër gola kisha shënuar deri tani vetëm te skuadra e moshave. Një natë magjike për mua. Kjo fitore me siguri do të na japë më shumë vetëbesim për të përballuar sezonin. Lëshuam një sinjal të fortë në këtë kompeticion”.

Comments