Shpërthim banesës së zyrtarit të lartë

481
fresco

Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 21:30 tek vendi i quajtur “Ura e Gjoles”, në ambientet e jashtme të banesës private të Nazmi Demirxhiut, Drejtor i Paraburgimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Në momentin e shpërthimit mësohet se e gjithë familja ka qenë në banesë. Paraprakisht, nuk raportohet për persona të dëmtuar, por janë shënuar dëme materiale. Dyshimet janë se shpërthimi është bërë me tritol.

Nje hetim ka nisur për të zbuluar autorët dhe nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e Demirxhiut. “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.

Comments