Shpërthim i fuqishëm në qendër të Fushë Krujës


Një shpërthim me tritol ka ndodhur në qendër të qytetit të Fushë Krujës.
Lënda shpërthyese u hodh përpara Shtëpisë së Oficerëve mes disa makinave që ndodheshin të parkuara. Ka qenë një person i paidentifikuar që hodhi tritolin në rrugë dhe më pas u largua me shpejtësi.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes raportojnë për një shpërthim të fuqishëm.
Nga ngjarja nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa janë dëmtuar tre automjete nga shpërthimi i lëndës plasëse.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorin e ngjarjes dhe për të zbardhur shkaqet.