Shpërthim në Ambasadën kineze, dyshohet për një të vrarë

339
Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të Ambasadës kineze në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek, thonë raportet, ndërsa motivet e ngjarjes mbesin ende të paqarta…Detajet janë ende në zhvillim, por Agjencia e lajmeve ruse ”Interfax” citoi zyrtarët lokalë të kenë thënë se një person është vrarë.
Një veturë u përplas për dyert e ambasadës dhe shpërtheu para rezidencës së ambasadorit, thonë zyrtarët.
Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë tym në ndërtesë, ndërsa imazhe të tjera u shfaqën pak më vonë, të cilat tregojnë xhama të thyer.
Comments