Një shpërthim i fortë ka ndodhur pak momente më parë në një prej metrove në Londër.
Si pasojë e shpërthimit disa persona kanë pësuar lëndime, por që është e paqartë nëse bëhet fjalë për ikje të turmës apo nga incidenti, shkruan Al Jazeera.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia londineze, ku bëhet me dije se stacioni i trenave nëntokësorë për momentin është bllokuar.
Më tej thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ambulancat për t’i trajtuar të lënduarit.
Ende nuk janë bërë të qarta motivet e këtij shpërthimi.