Shpërthim në Turqi në parkingun e Dhomës së Tregtisë në Antalja



Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në parkingun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Antalja të Turqisë…
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm. Shpërthimi u dëgjua deri në qendrën e qytetit. Sipas informacioneve të CNN turk, ende nuk dihet pse ndodhi shpërthimi.
Një numër i madh ambulancash, policësh dhe zjarrfikësish kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Gazetari turk i CNN raporton se ajo që kishte shpërthyer ishte një makinë, e si pasojë ishin djegur edhe katër të tjera.
Nuk besohet të ketë viktima përveç dëme materiale në ndërtesat përreth. Kryebashkiaku i Antaljas, Menderes Turel, që foli rreth shpërthimit, thotë: “Është ende herët të thuhet, por kemi frikë mos ka të bëjë me një sulm terrorist. Zona afër Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë është një zonë e populluar. Megjithatë shpërthimi mund të ketë qenë një incident. Policia po punon për hetimin e ngjarjes”.