Shpërthim pranë Kuvendit të Kosovës

Siç raporton Indeksonline, dyshohet se në Kuvendin e Kosovës ka shpërthyer një bombë. Ende nuk dihet arsyeja dhe pasojat e këtij shpërthimi.

Në vendin e ngjarjes, kanë mbërritur njësitet policore dhe autoambulanca.
Ky shpërthim, ka ndodhur në ditën kur Qeveria ka proceduar në Kuvend projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi, ndërkohë që opozita ka paralajmëruar veprime të dhunshme nëse i njëjti projektligj kalon edhe në Kuvend.
/Syri.net/