Shpërthime dëgjohen edhe në Doha, Katari thotë se ‘iu kundërpërgjigj disa sulmeve’

64

Shpërthime dhe sirena sulmesh ajrore janë dëgjuar në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Ministria e mbrojtjes e Katarit tha se kishte “ndalw me sukses një numër sulmesh që synonin territorin e vendit”, sipas mediave shtetërore.

Një zyrtar i Katarit i tha agjencisë së lajmeve AFP se një bateri Patriot e prodhuar në SHBA kishte kapur një raketë iraniane.

Katari strehon Bazën Ajrore Al Udeid, objektin më të madh ushtarak amerikan në rajon./Express/

Comments