Shpëtoi grekët nga apokalipsi i flakëve, kush është shqiptari që u nderua nga qeveria (FOTO)

278

Rreth 90 persona humbën jetën ndërsa qindra të tjerë u plagosën në një ngjarje të paprecedentë për Greqinë, e cila u përball në muajin korrik me një nga tragjeditë më të mëdha të këtij shekulli.

Fjala është për ngjarjet e frikshme të zjarrit të qëllimshëm që u vu në zonën e Matit në rrethinat e kryeqytetit. Flakët morën përpara ç’të gjenin, shtëpitë, makinat, kafshët shtëpiake, burra e gra, përfshi dhe fëmijët.

Por në mesin e kaosit që shkaktoi zjarri i disa javëve më parë, të shumtë ishin ata njerëz që përballë tmerrit të flakëve, vendosën të ndihmonin dhe kë u dilte përpara tymit e zjarrit. Një prej tyre ka qenë një shqiptar si dhe dy emigrantë nga Egjipti, të cilët janë vlerësuar nga kryeministri Tsipras këtë të martë, në vizitën e tij në zonën më të prekur, në Mati.

Shqiptari quhet Agim Cufe dhe me origjinë është nga Levani i Fierit. Agimi ashtu si dhe të prekurit nga zjarri jetonte në Mati dhe ka qenë njëri ndër personat që me anë të një skafi ka shpëtuar dhjetëra persona që ishin hedhur në det teksa tentonin t’i largoheshin flakëve.

Qeveria ka vendosur t’i japë nënshtetësinë këtyre heronjve, ndërsa dekreti ju dërgua Presidentit për miratim.

Comments