Shqipëria përballet me Izraelin sonte, “Kuqezinjve” iu duhet vetëm fitorja

314

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme për këtë edicion në Ligën e Kombeve.

“Kuqezinjtë” do të përballen me Izraelin. Ndeshja është e vlefshme për Grupin 2 në Ligën B, shkruan Gazeta Express.

Vetëm me një fitore sonte, Shqipëria do të mbante gjallë shpresat për vendin e parë në grup.

Izraelitët udhëheqin në këtë grup me 5 pikë të grumbulluara pas tri ndeshjeve, teksa shqiptarët janë në pozitën e trete me vetëm 1 pikë.

Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy ekipeve më 10 qershor, në “Air Albania Stadium”, ishte fituar nga Izraeli me rezultatin 1:2.

Ndeshja e sontme mes Izraelit dhe Shqipërisë do të zhvillohet në “Bloomfield Stadium”, nga ora 20:45. /Gazeta Express/

Comments