Shqipëria, perla e Ballkanit – Reportazhi francez që theu mitin e Shqipërisë së rrezikshme! (VIDEO)

405

Konica.al iu prezanton një video-reportazh të realizuar nga televizioni francez “France 2” mbi turizmin shqiptar dhe jo vetëm.

Rrëfen aventurën e dy turisteve franceze në rivierën shqiptare, Camille Bronner dhe mikeshës së saj. Si ishin paralajmëruar ato para se të mbërrinin në vendin e shqiponjave dhe çfarë gjetën ato këtu, si dhe shumë gjëra të tjera interesante, – përpos pamjeve të mahnitshme përmes dronit… Më pas rrëfimin e dy turistëve francezë, Blandine le Gourrierec dhe bashkëshortit të saj që zgjedhin Beratin si destinacionin e tyre në një dhomë të një hoteli me katër yje, me veçse 55 euro. Çfarë thonë ata për Shqipërinë?

Shikueshmëria e këtij reportazhi të relizuar nga Hakim Abdelkhalek, M. Second dhe S. Ripaud si dhe imazhet e dronit të realizuara nga blogu “Le Gourmand Voyageur”, arritën një shifër rekord prej pothuajse 8 milionë shikuesish, duke i dhënë emrin “Shqipëria, Perla e Ballkanit”. Ndiqeni dhe shpërndajeni këtë video të përkthyer në shqip

Shqipëria, perla e Ballkanit – Reportazhi francez që theu miti…

Shqipëria, perla e Ballkanit – Reportazhi francez që theu mitin e Shqipërisë së rrezikshme! Konica.al ju prezanton një video-reportazh të realizuar nga televizioni francez "France 2" mbi turizmin shqiptar dhe jo vetëm. Tregon aventurën e dy turisteve franceze në rivierën shqiptare. Si ishin paralajmëruar ato para se të mbërrinin në vendin e shqiponjave dhe me çfarë "u përballën" këtu, si dhe shumë gjëra të tjera interesante, përpos pamjeve të mahnitshme përmes dronit… Shikueshmëria arriti një shifër rekord prej pothuajse 8 milionë shikuesish, duke i dhënë emrin "Shqipëria, perla e Ballkanit". Ndiqeni dhe shpërndajeni këtë video të përkthyer në shqip Realizoi: Edmond Prifti

Gepostet von Konica.al am Samstag, 29. Juli 2017

Comments