Shqipëria “përpihet” nga furtuna, çfarë po ndodh me motin në këto qytete? (VIDEO)

752

Një stuhi e fuqishme ka pushtuar vendin këto orë të para të pasdites së sotme, ku janë shënuar dhe disa incidente në rrugë e qytete.

Erërat e forta kanë shkaktuar jo pak dëme në zona të ndryshme të vendit, ku nuk ka munguar as rrebeshi i shiut.

Kështu në aksin Levan-Fier nga furtuna e madhe është bllokuar edhe rruga duke shkaktuar një trafik të gjatë, teksa qytetarët shkruajnë se është rrëzimi i pemëve në rrugë ai që ka penguar qarkullimin.

I njëjti problem ka ndodhur edhe në Tiranë, ku pemët kanë rënë përtokë pranë zonës së “Partizanit të Panjohur” afër qendrës dhe pranë (ish) stadiumit “Qemal Stafa”, por i njëjti incident është shënuar edhe në Lushnjë, Elbasan dhe Vlorë.

Ndërsa në qytetin bregdetar të Durrësit, erërat duken se kanë qenë më të forta duke lëvizur edhe makinat nga vendi, siç tregohet edhe në një video të dërguar nga qytetarët në redaksinë e JOQ.al.

Moti ka pësuar ndryshim të madh që nga dita e djeshme dhe nuk dihet për sa do të vazhdojë stuhia e sotme, megjithatë kini kujdes kur dilni në rrugë, sidomos ndaj fëmijëve që kanë nisur edhe shkollën tashmë.

Më poshtë videot nga qytetet e përmendura më sipër që janë përfshirë nga fortuna:

Comments