“Shqipja”, mollë sherri mes LSDM-së dhe VMRO-së

232
850x636-sheshi-maqedonia1472195403

Partia opozitare LSDM vlerëson se çështja e përdorimit të plotë të dygjuhësisë është një detyrim kushtetues që pret implementimin. Sekretari i përgjithshëm i këtij subjekti, Oliver Spasovski potencoi se çështja e dygjuhësisë ekziston në programin e LSDM-së qysh nga viti i kaluar.

“Në raport me programin e LSDM-së kjo çështje është miratuar qysh nga viti i kaluar, ajo tani përditësohet, për ndryshe çështja e gjuhës është e rregulluar me Kushtetutën e vendit, me dispozitat e ligjeve pozitive dhe kjo përfaqëson një kornizë të mjaftueshme, vetëm se ngelet të implementohet”, tha Oliver Spasovski, LSDM.

Reagimi i VMRO-DPMNE-së ka qenë i menjëhershëm. Nga partia e Greusvkit theksojnë se nuk do të lejojnë që dikush të bëjë pazare politike në kurriz të interesave nacionale.

“LSDM nuk do të arrijë qëllimet e saja për të implementuar dygjuhësinë në tërë territorin e vendit. Zgjedhjet e dhjetorit do të jenë një referendum në të cilin populli do t’ia vërtetojë kriminelit të falur Zoran Zaev se nuk do të ketë lakim të shpinës dhe nuk ka pazare me Maqedoninë dhe interesat nacionale”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe përdorimin i gjuhës shqipe në mbarë territorin e vendit u aktualizua pas deklaratës së liderit opozitar Zoran Zaev i cili premtoi se me ardhjen e tij në pushtet do të angazhohet për implementim gjithëpërfshirës të gjuhës shqipe në Maqedoni. Ndërsa VMRO-DPMNE këtë detyrim kushtetues e ka konsideruar si të pamundur dhe kërcënim për interesat themelore të kombit maqedonas./Alsat-M/

Comments