Shqiptarët nuk janë as 5 për qind të punësuar në kompanitë e njohur publike, por edhe në sektorin bankar, informon INA. Kjo përqindje është skandaloze dhe se bëhet e ditur sipas një hulumtimi të bërë në bazë të dhënave jozyrtare të siguruara nga këto kompani.
Përqindja më e keqe është në T-Mobile dhe One-Vip ku përqindja nuk mbërrinë as 3 për qind, ndërsa përqindje më e lartë është në EVN Maqedoni. Po ashtu niveli i ulët është edhe në sistemin bankar, gjegjësisht në të gjitha bankat e vendit. Disa prej bankave si UniBank, Komercijalna, Ohridska Banka dhe Sparkasse bank kanë vetëm përfaqësim tejet simbolik të shqiptarëve, ndërsa në disa filiale të tyre nuk ka as edhe një shqiptarë.