“Shqiptarët i shihni me lupë, për serbët i mbyllni sytë” – aksioni simbolik në Bujanoc ndaj dënimeve të padrejta për shqiptarët

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se sot kanë realizuar një aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore.
“Shqiptarët i shihni me lupë ndërsa për serbët i mbyllni sytë”! ishte mesazhi që u vendos para këtyre dy institucioneve.
”Sot realizuam aksione simbolike para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc. Për një koment në facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoi zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH”, ka shkruar Lutfiu.

Ai ka shtuar se shqiptari u dënua me pretekstin e intolerancës kombëtare, ndërsa sipas Lutfiu ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore nga Medvegja e cila na quajti minjë.
”Shqiptari u dënua me pretekstin e Intolerancës kombëtare, ndërsa ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore nga Medvegja, e cila na quajti minjë”, ka shtuar më tutje ai.
Prandaj, “Alo policia”, “Alo prokuroria” ishte thirrja jonë sot, ka shtuar Lutfiu.