Shqiptari rreh në burg ish-ministrin grek, e godet me bishtin e fshesës

156

 


Shqiptari rreh në burg ish-ministrin grek, e godet me bishtin e fshesës

Në media Greke një histori me protagonist një shqiptar, i cili njihet si mik i ngushtë i terroristit Kristodulos Ksiros ka dhunuar në burg ish-ministrin grek Akis Cohaxopulos, i cili është i dënuar me 8 vite burg për fshehje të pasurisë.

Moebel THEMA

Mediat bëjnë me dije se shqiptari Harri Koka ka qëlluar me bishtin e fshesës dhe me grushte Cohaxopulos. Ngjarja nuk dihet se nga i ka fillimet e saj, por besohet se mund të ketë qenë një sherr i momentit.

Avokatët e ish-ministrit grek të Mbrojtjes, Akis Cohaxopulos, kanë hedhur poshtë lajmet e mediave helene se ai është rrahur në burgun e Koridhalosë nga shqiptari Harri Koka. Në një deklaratë, ata theksojnë se ka pasur vetëm një konfrontim verbal me një grup personash. “Incidenti u shmang nga ndërhyrja e të tjerëve”, theksohet në deklaratën e avokatëve të ish-ministrit, e botuar nga gazeta “Protothema”.

Ngjarja sipas mediave grek ka ndodhur të hënën, në mëngjes. 37-vjeçar shqiptar, i njohur si shoku i ngushtë i terroristit Kristodulos Ksiros, sipas disa mediave grek ka qëlluar brenda qelisë, ish-ministrin grek të Mbrojtjes, që është dënuar me 8 vjet për fshehje pasurie.

Newsit.gr shkruan më tej se Koka fillimisht i ka rënë me fshesë dhe me pas me grushte ish-ministrit dhe gjithçka ka lindur për dritën ndezur.

Comments