Shqiptari shpëton qendrën e refugjatëve nga zjarri, por humbet pasurinë

205
fresco

midle
shqiptari

Një shqiptar i ri ka shpëtuar qendrën e refugjatëve nga një katastrofë e vërtetë. Por me këtë rast ai vetë ka humbur gjithë çfarë ka pasur, shkruan waz.de.

Ai, siç pohon policia në Hagen, në mbrëmjen e të premtes, e ka shpëtuar nga vdekja një grua 27-vjeçare nga Taxhikistani, e cila i kishte vënë zjarrin dhomës së saj dhe donte të vetëvritej.

Shqiptari, i cili jeton me gruan dhe djalin e tij 9-muajsh në një banesë me kuzhinë të përbashkët, kishte dëgjuar thirrjet e saj dhe kishte shkruar për t`i ofruar ndihmë, duke e evituar katastrofën.

“Ai ia ka shpëtuar jetën asaj”, thotë pastori i kishës protestante lokale Thomas Gerlach.

Ndërkohë, gruaja e cila ka pësuar lëndime në krah është duke u shëruar në spital dhe nuk është në rrezik jete. Por, shpëtimtari i jetës së saj me gjithë familjen, ka humbur gjithçka që ka pasur, pasi që i është djegur banesa.

Për këtë arsye, pastori Gerlach ka iniciuar të premten një aksion për të ndihmuar shqiptarin e ri. Ai ka vendosur kontakt me Caritasin për të organizuar dhurimin e artikujve ushqimorë, veshmbathjes dhe mbulesave për shtretër.

“Familja e dëmtuar nuk ka nevojë për shumë gjëra”, thotë prifti, “Por, aktualisht ajo nuk ka asgjë fare”.

Shpëtimtari nuk kishte mundur të shpëtonte as telefonin e tij celular nga banesa për t`i telefonuar punëdhënësit të vet të ri në qytetin fqinj se nuk mund të shkonte në punë atë ditë. /albinfo/

Comments