Shqiptari vdiq në aksident, pasi u përshëndet me të dashurën (Foto)

205
aksiden-650x358

Shqiptari Morsi Gjezi (foto), 34-vjeç, ka ndërruar në një aksident të ndodhur paraditen e sotme në Italinë fqinjë.
Ai po udhëtonte në autostradën e San Marinos me një automjet të ngarkuar me rreth 20 ton mbeturina të ngurta, teksa u përplas në bordurën mbrojtëse anësore.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari po udhëtonte me mjetin e rëndë, ndërsa e dashura e tij po udhëtonte me një mjet dhe ishin përshëndetur disa minuta më herët se të ndodhte aksidenti tragjik.

U desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve për të nxjerrë trupin e pajetë nga pirgu i mbeturinave. Aksi rrugor u bllokua për disa orë në, derisa u pastrua rruga nga mbeturinat e shumta.

auto_shq1485887564

Comments