Shqiptarja me shami fiton procesin gjyqësor në Zvicër

205

gjyq

Një myslimane e dëbuar nga puna për shkak të mbjatjes së shamisë ka fituar procesin gjyqësor dhe do të dëmshpërblehet.

Vendimi gjyqësëor është pa precedencë: Hera e parë pas 25 vitesh, që një Gjykatë zvicerane ka vendosur nëse mbajtja e shamisë është arsye për të larguar ndokend nga puna në sektorin privat.

Zënka ka ndodhur në mes një shqiptareje myslimane nga Berna dhe një sipërmarrje për larjen e rrobeve. Sipërmarrja në fjalë e ka larguar nga puna bashkëpunëtoren e saj me përvojë shumëvjeçare, pasi nga fillimi i vitit të kaluar ishte paraqitur e mbuluar me shami në punë. E përkrahur nga Këshilli qendror islamik (IZRS), myslimanja kishte vendosur t`i kundërvihej këtij veprimi edhe juridikisht.

Tashmë, Gjykata rajonale Bern-Mittelland e ka shpallur largimin nga puna si keqpërdorim dhe e ka dëmshpërblyer gruan myslimane, shkruan „Sonntags Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Në vendimin e tyre, gjykatësit janë bazuar në lirinë e fesë të garantuar me Kushtetutë. Liria e besimit dhe ndërgjegjes e mbronë të drejtën për të mbajtur një shami, edhe gjatë punës në sektorin privat.

Myslimanët e kanë pranuar të gëzueshëm këtë vendim të Gjykatës, pasi vendimi në fjalë ua mundëson femrave myslimane inkuadrimin në tregun e punës.

Comments