Shqiptarja nga Tirana rrëfen: Pasi u martova me serbin ndryshova emrin dhe fenë
“Jam shumë e lumtur që jam martuar në Lopardincë të Serbisë dhe nuk jam zhgënjyer fare.Fakt është që nuk flasim gjuhën e njëjtë, por flasim gjuhën e dashurisë” kështu rrëfehet Dhurata Mali, një vajzë nga Tirana e cila prej 6 muajsh është e martuar me nmjë djalë serb.
Historia ka filluar rreth 6 muaj më parë kur një ndërlidhës nga Shqipëria, i propozoi Branislavin dhe prej asaj kohe familja Mali nga Tirana dhe familja Tashiq nga Lopardinca, afër Bujanovcit në Serbi janë në miqësi.
Fillimisht Dhurata ka shkuar që të takohet me djalin dhe familjen e tij dhe pas tri ditësh qëndrimi në Lopardincë, ajo vendosi që të martohej me Branislavin. 43-vjeçarja u kthye në Tiranë vetëm për të marrë gjërat personale.
Dhurata tregon se pas martesës ajo ndryshoi besimin nga myslimane në ortodokse duke marrë edhe emrin Dunja, por pavarsisht ndryshimeve ajo tregon se është shumë e lumtur.
“Jam shumë e lumtur që jam martuar në Lopardincë të Serbisë dhe nuk jam zhgënjyer fare. Fakt është që nuk flasim gjuhën e njëjtë, por flasim gjuhën e dashurisë” e cila na mundëson që të jemi dakord me njëri-tjetrin.
Ne organizuam aheng më 13 gusht, ku në mes të më shumë se 200 mysafirëve, ishin edhe të afërmit e mi nga Shqipëria” trgon Dhurata për Al-Jazeera.
Vjehrra e Dhuratës, Javorka Tashiq, tregon se pavarsisht diferencave ajo është shumë e kënaqur me nusen e saj të re, madje e do më shumë se sa vajzën e saj.
“Nëna e Dhuratës vjen shpesh për të na parë, edhe pse janë 400 kilometra larg. Familja e saj nuk na urrejnë, ata vinë shpesh për miqësi. Bashkë shëtisim, punojmë dhe jetojmë në lumturi. Dhurata flet gjuhën e saj, por unë e kuptoj se çka flet, pasi kam prejardhje nga Kosova” tregon Tashiq.
Sipas Dhuratës në Bujanovc janë më shumë se 15 martesa të tilla, por shumica nuk dëshirojnë të flasin për mediat.
“Këto martesa bëhen nga ndërmjetës, të cilët këtë e konsiderojnë si biznes, edhe pse mes dy popujve, shqiptarëve dhe serbëve, martesat kanë qenë të paimagjinueshme për shumë shekuj e dekada.