Shqiptarja që më 1920 punoi pranë Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë

204

Kthim në histori, e konsideron ambasada e SHBA-së në Tiranë postimin e një fotoje të vitit 1920 të një vajzë shqiptare të veshur me kostumin tradicional shqiptar, që kërkoi të qëndronte si asistente pranë Kryqit të Kuq Amerikan se i pëlqente Amerika.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë shkruan: “Kthim në histori, 7 janar, 1920. Një vajzë tipike shqiptare e cila vizitoi zyrën e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë për të kërkuar ndihmë dhe qëndroi si asistente, sepse “i pëlqyen amerikanët”.

“Ajo ka mësuar të flasë në gjuhën angleze gjatë 7 muajve të fundit dhe shoqëron infermieret e Kryqit të Kuq gjatë udhëtimeve të tyre mjekësore në fshatrat e thellë të malësisë, ku shërben si përkthyese dhe ndihmëse e përgjithshme”, shprehet ambasada amerikane në Tiranë, duke postuar foton marrë nga biblioteka e Kongresit të SHBA-së.

Comments