Shtabi emergjent i Komunës së Tetovës ka vendosur pika kujdestarie

105
Shtabi emergjent i Komunës së Tetovës ka vendosur pika kujdestarie

Moebel THEMA

Reshjet e shiut vazhdojnë. Shtabi i emergjencës në komunën e Tetovës verifikon të dhënat e fundit nga tereni të cilat flasin se situata është nën kontroll, dhe për momentin nuk ka paraqitje për humbje në njerëz apo dëme materiale mbi pronën e qytetarëve. Disa rrugë për momentin janë të pakalueshme si që janë: Rruga Shipkovicë-Brodec, rruga për në Kodrën e Diellit si dhe rruga Veshallë-Vicë-Brodec. Për momentin me mehanizim të rëndë po punohet në rrugën Shipkovicë-Brodec, ekipet “Rrugët e Maqedonisë” po punojnë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit, si dhe është derguar maqineri në rrugën Vicë – Veshallë – Brodec e cila në çdo moment pritet të bëjë pastrimin e prurjeve në këtë rrugë me qëllim që ajo të jetë e kalueshme për automjetet dhe qytetarët. Ekipet e Sektorit për punë të brendshme në Tetovë janë në pikat kritike për të bërë rregullimin e komunikaconit bashkë me automjetet e Ndihmës së Parë që janë prezente në malësi për të shërbyer në kohë banorët ë nevojë.

Shtabi emergjent i Komunës së Tetovës ka vendosur pika kujdestarie në të gjitha pikat kritike ku do të jenë prezent gjatë tërë natës për të ofruar asistencë dhe për të informuar rreth situatës.

Në Reçicë të Madhe situata është stabile, mehanizimi për arsye preventive edhe gjatë natës është duke punuar në pastrimin e shtratit të lumit si dhe zgjërimin e tij.
Apelojmë deri te qytetarët që brenda natës të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, dhe të mos qarkullojnë pa nevojë.

Komuna e Tetovës gjithashtu po pregadit informacion të cilin do të kërkojë të kalojë si pikë urgjente në mbledhje të Qeverisë së RM, ku edhe njëherë do të kërkojmë që plani aksional i cili doli nga raporti i Ekspertëve të Be dhe Komisionit për vlerësim të Dëmeve nga Vërshimet e 3 gushtit të vitit të kaluar në Tetovë, të vihet në fuqi, që parasheh ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 25 milion euro nga pushteti qendror. Këta mjete janë të domosdoshme dhe sigurojnë prevencion afatgjatë nga paraqitja e dëmeve nga vërshimet në të ardhmen, ku në plan të parë është siguria e jetës dhe pronës së qytetarit tetovar.

Plani aksional parasheh pastrimin e digave, riparimin e tyre, rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe përrenjëve, si dhe masa të tjera afatgjate që nënkuptojnë siguri dhe vënien në minimum të dëmeve gjatë vërshimeve eventuale në të ardhmen. Gjithashtu rikujtojmë edhe njëherë qytetarët që numri i telefonit 193 është në shërbimin tuaj 24 orë, për çdo nevojë apo ndihmë e cila ju nevojitet.

Comments