Shtajnamer: Të formohet qeveria shpejt dhe të kthehet stabiliteti në Maqedoni

160

 

Shefi i diplomacisë gjermane Frank Valter Shtajnmaer pasdite me ministrin kroat të Punëve të Jashtme Davor Shtier midis temave të tjera bisedoi edhe për gjendjet në Maqedoni, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Shtajnamer në Berlin deklaroi se edhe sot si edhe të hënën  pika qendrore e bisedimeve të ministrave të punëve të jashtme  të vendeve anëtare të BE-së ishin gjendja e Ballkanit para së gjithash gjendja në Maqedoni.

“Kuptohet që kujdesemi për fqinjët tanë në Evropë. Të hënë  kishim rastin që të flisnim për Ballkanin Perëndimor para së gjithash për zgjedhjet në Maqedoni. Rrjedha e zgjedhjeve ishte siç duhet ashtu siç dëgjuam. Tani është e rëndësihme që sa më shpejt të formohet qeveri dhe të kthehet stabiliteti në Maqedni”, deklaroi Shtajnamer pas takimit me shefin e diplomacisë kroate.

Shtier dhe Shtajnamer biseduan edhe për Serbinë dhe nevojën e këtij vendi dhe të gjitha vendeve të tjera në rajon që të vazhdojnë me integrimet evropiane, ndërsa vendet që i plotësojnë obligimet e tyre të shikojnë se përpjekjet janë paguar. Sipas Shtajnamer, e nevojshme është që të ruhet momenti i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

Edhe përkundër asaj që në fjalimin e tij Shtajnamer paralajmëroi se ministri kroat do të flasë më gjerë për gjendjen në Maqedoni, Shtier kryesisht foli për gjendjet në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe paralajmëroi se Kroacia, Polonia dhe Gjermania do të fillojnë me ndihmën intensive për Kosovën në rrugën drejt BE-së ku aspak nuk e përmendi Maqedoninë.

Comments