Shtajnmaer: Zgjedhjet në Maqedoni janë hap i rëndësishëm në zgjidhjen e krizës



Zgjedhjet në Maqedoni janë hap i rëndësishëm në zgjidhjen e krizës aktuale politike në vend, porositi sot shefi i diplomacisë gjermane Frank Vatler Shtajnmaer, njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini.
“Zgjedhjet e djeshme në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë janë hap i rëndësishëm në zgjidhjen e krizës aktuale politike në vend. OSBE e cila e ndoqi procesin me numër të madh të vëzhguesve zgjedhorë dhe mbështetje të madhe teknike informon për proces të qetë zgjedhor”, thuhet në deklaratën e Shtajnmaerit të dhënë në Bruksel, përfshirë në kumtesën dërguar deri te Ministria gjermane e Punëve të Jashtme.
Tani është me rëndësi qeveria të formohet shpejt dhe ajo ta shfrytëzojë mandatin e saj të zbatojë reforma urgjente. Në sferat e sundimit të së drejtës, administrata publike si dhe në lirinë e mediave dhe shprehjes vendit i nevojiten rezultate urgjente të bindshme. Prokuroria Speciale Publike duhet të ketë mundësi të vazhdojë me punën e saj pa pengesa me qëllim që të zbulohet dhe dënohet keqpërdorimi i fuqisë dhe pushtetit”, thuhet në kumtesën e MPJ-së gjermane.
Sipas Berlinit zyrtar ky është parakusht që qytetarët ta kthejnë besimin në institucionet shtetërore dhe mënyra e vetme që vendi sërish ta kthehet në rrugën e integrimeve euroatlantike.