Shtëpia e Bardhë dënon sulmin, zv/Presidenti i SHBA do shkojë në Turqi

150

dasem-566x356

Washingtoni e ka dënuar sot sulmin terrorist në një dasmë në Turqi. Reuters bën të ditur se zëvendëspresidenti SHBA-ve Joe Biden do të bisedojë me zyrtarët në luftën kundër terrorizmit gjatë vizitës që do të bëjë në Turqi këtë javë.

“Autorët e këtij akti barbar janë frikacakë që si vend të sulmit kanë zgjedhur dasmën duke vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz”, thuhet në komunikatën e Këshillit për Siguri Kombëtare.

Sulmin në një dasmë në Gaziantep në Turqi e kanë dënuar edhe shumë zyrtarë evropianë si Johanes Hahn, Martin Shulcz, etj.

Më herët presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka thënë se sulmuesi vetëvrasës ka qenë 12 ose 14 vjeç.

Comments