Shtëpia në Prizren, nga e cila të burgosurit hapën 300 metra kanal me lugë



“Një javë pas hapjes së Kongresit të Berlinit, më 18 qershor 1878, në raportin politik nr. 11, të konsullit austro-hungarez nga Prizreni, Jelinek, informohet qeveria habsburgiane se shqiptarët kanë ftuar në Prizren të gjithë prijësit e Shqipërisë, përkatësisht të Vilajetit të Kosovës, të Sanxhakut të Jeni Pazarit, të Hercegovinës, të Manastirit, të Epirit dhe të Thesalisë, me qëllim të mbajtjes së një tubimi të përgjithshëm, thuhet në një studim të S.Ukshinit”, tregon Randobrava.
Ndërtesa ishte e rëndësisë së madhe edhe gjatë kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Randobrava tregon ndërtesën gjatë regjimit serb para Luftës së Dytë Botërore që ka shërbyer edhe si burg.
“Kjo ndërtesë ka pasur rëndësi edhe gjatë kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kurse ka mundur të shërbente dhe si burg i regjimit të egër serb. Burgu ka qenë i njohur edhe për faktin se aty të burgosur patën arritur që me lugë të ushqimit të hapin një kanal nën tokë të gjatë mbi 300 metra dhe nga aty të arratisen. Arratisja asokohe ka pasur një jehonë, sepse ata nga burgu u vendosën në male si kaçakë”, tha ai.
Historiani Qazim Kabashi nga Korisha tregon se ka ndodhur edhe maskara e Kabashit si një revoltë e shqiptarëve.
“Masakra e Kabashit e vitit 1913 nuk qe e vetmja në tokat shqiptare të pushtuara nga serbët gjatë luftërave ballkanike ose më vonë, por kjo jehoi më shumë se ishte e para, të tjerat ndodhën pas kryengritjes së shtatorit të 1913, të tilla masakra ndodhën edhe në Nishor, Bllacë, Bellanicë, Jezerc, Kabash të Moravës, Dobrusht, Pobreg etj.
Kjo kohë e rëndë e luftës për mbijetesë ekonomike politike e mbi të gjitha fizike e kombëtare u dhuroi gjeneratave të reja nga 4 këngët që këndoheshin për të bëmat e burrave të Kabashit. Rapsodi popullor krijoi këngët për Sali Shabanin, Mahmut Halitin, Hysen Rexhepin dhe Hajrush Sylemanin.
Nga koha e luftërave antiosmane ishin krijuar edhe dy këngë e Vesel Kukës dhe e Haxhi Rrustës. E ndoshta këto ishin ato që kësaj lufte i bënë vend shumë të favorshëm në ndërgjegjen kombëtare, ndërsa burrave të Kabashit nder dhe respekt në rrethinë” tregon ai.
Kabashi pohon se nuk di a ishin të burgosur, porse që të gjithë u ekzekutuan, sepse ishin atdhetarë e burra të fjalës, shkruan Kosova Sot.