SHTËPITË E BRAKTISURA SHQIPTARE

URIM SALIHU
Kanë pritur me vite për një vend pune por nuk ia kanë dalë mbanë.I vetmi variant ka qenë ikja.Ka të tjerë që moti e kanë lëshuar vendin ndërsa shtëpitë e tyre këtu janë të braktisura.Migrimi gjithnjë në disa zona ka qenë shumë I theksuar ndërsa faktorët tashmë dihen dhe ato ndërlidhen me ato ekonomike, paperspektiva dhe disa faktorë zinxhirë që kanë ndikuar te shumë persona të mendojnë për variantin e ikjes prej këtu.
Si në shumë zona të tjera në qytete të ndryshme në Maqedoni, edhe komuna e Tetovës I ka këto raste ndërsa ky problem po shënon gjithnjë e më shumë rritje viteve të fundit edhepse mënyrat për të ikur jashtë kanë qenë të rënda , me shumë sakrifica dhe me shumë rreziqe.Vendet më shumë që ndodhen mërgimtarë nga kjo zonë janë ato skandinave , në Gjermani dhe në Zvicër, por edhe Italia është njëri ndër destinacionet e tyre
Në këtë drejtim nuk janë vetëm shqiptarët që nisen drejt destinacioneve të ndryshme duke preferuar më shumë vendet Evropiane, ndërsa një numër edhe vende më të largëta, ndërsa maqedonasit kanë zgjedhur ikjen e tyre drejt vendeve tejoqeanike si Kanadaja, Amerika dhe Australia.
Në këtë drejtim shumë njerëz të ikur më shumë nga kriza e rëndë ekonomike dhe paperspektiva këtu , kanë braktisur vendin e tyre për të mbajtur gjallë shpresat e tyre dhe për të rregulluar ekonominë familjare që është vështirësuar së tepërmi këtu.
Arif Rushiti thotë se me ikjen e shumë njerëzve vërrehen shumë fenomene të ndryshme.Natyrisht sipas tij njerëzit ikin prej këtu nga problemet e shumta që kanë por më e keqja vjen më vonë kur shumica edhe mbeten përgjithmonë në vendet e jashtme.
“Shtëpitë tona që I kemi ndërtuar këtu me investime të mëdha , më shumë janë shndërruar në muze dhe ato shpesh vërrehen si të braktisura, të papërkujdesura , sepse ndodhë që ne shumica që jemi me punë jashtë të mos I vizitojmë për një kohë të gjatë” thotë Arifi I cili tashmë disa vite jeton në Danimarkë.
Këto probleme vërrehen edhe në sfera tjera sidomos të fëmijët e shume njerëzve që jetojnë në mërgim.Disa nuk vijnë me vite dhe nuk kagjë që mund ti bind të kthehen prej atje.Shumë nga këta të rinj edhe janë të zaptuar nga asimilimi dhe mungesa e dëshirës për tu kthyer qoftë edhe njëherë brenda katër ose pesë vitesh.
MIGRIMI ZVOGËLON NUMRIN E NXËNËSVE NËPËR SHKOLLA
Migrimi dhe rrënia e natalitetit duket se janë dy arsyet kryesore të cilat viteve të fundit kanë shkaktuar zvogëlim të numrit të nxënësve nëpër shkolla.Kjo sipas profesorëve dhe mësimdhënësve është një shqetësim për shkak se defakto shkakton edhe zhdukjen e disa paraleleve . Profesori Blerim Sulejmani thotë se ky fenomen tashmë ndjehet jo vetëm nëpër qendra të mesme, por edhe në ato fillore sepse nëse vazhdohet me këtë rritëm atëherë pas disa vitesh do të ketë probleme me numrin e nxënësve dhe do të ketë zvogëlim paralelesh por edhe një zinxhir problemesh tjera. Por këtë situatë akoma e bën më të vështirë liberalizimi i vizave që ka të ngjarrë që të “ gëlltit” akoma më shumë mosha të njoma që janë të orientuar të lënë vendin këtu dhe të nisen në destinacione të tjera ku i kanë prindërit e tyre. Shumë nxënës që kanë filluar ciklin fillor në shkolla filore dhe të mesme e kanë lënë përgjysëm mësimin këtu duke shkuar për t’iu bashkangjitur prindit të vet që ndodhet në ndonjë vend të Evropës ku më pas ciklin e mësimeve e kanë vazhduar atje. Shqetësimet e fundit që kanë dhënë demografët për shtimin e paktë të popullsisë dhe lindshmërinë që po bie vazhdimisht , do të ketë pasoja edhe në këtë drejtim, por kjo do të ketë rrezikshmëri në vitet që pasojnë.
VENDET E PUNËS TË PASIGURTA PËR PUNËTORËT E ARSIMIT
A do të vijë së shpejti koha kur shumë punonjësve në arsim do tu rrezikohet vendi I punës dhe do të shpallen tepricë teknologjike dhe shumë paralele do të jenë zvogëluar?Kjo kohë sipas rrethanave të krijuara duket se nuk do të jetë e largët,për shkak se janë të tre komunitetet që janë kapluar nga ky fenomen,por më së shumti është ai turk.
Në departamentin e Arsimit thonë se janë duke e shqyrtuar gjithë situatën dhe së shpejti duhet të merren shtruar gjithë problemet që kanë sjellë te kjo situatë .”Kjo cështje duhet analizuar me kujdes dhe për këtë duhet të angazhohen edhe shumë institucione të tjera për të gjetur rrugët e zgjidhjes së këtij problemi tanimë serioz” thonë nga Departamenti I Arsimit në Tetovë.Por ky problem që në fakt mbetet serioz nuk ka shtruar një debat më të gjerë për të gjetur mënyrat se si mund të shmangen këto probleme në të ardhmen dhe cfarë formash duhet të gjejnë institucionet përkatëse për t’a parandaluar këtë.

