Shteti ‘i merr frymën’ Stelës 7-vjeçare, i fik aparatin se nuk paguan dot dritat
Stela 7 vjeç në fshatin Lekaj të Lushnjes nuk mund të marrë frymë si gjithë të tjerët, pa ndihmën e një aparati.
Ky aparat që lehtëson frymëmarrjen e vajzës që vuan nga astma kronike, nuk funksionon pa energjia elektrike dhe ka 10 ditë që shtëpia e saj nuk furnizohet me të.. Energjia u ndërpre pasi prindërit e Stelës nuk kanë para për të paguar faturat.
Gazetari: Sot e ke vënë aparatin?
Stela: Jo, nuk marr dot frymë pa vënë pompën.
Gazetari: Pse nuk e vure pompën?
Stela: S’kam drita sepse nuk vjen ai xhaxhi , nuk kemi paguar lekët
Familja Dervishi jeton në varfëri ekstreme. Por përpos halleve që s’kanë të sosur , pjesëtaret e kësaj familje shqetësohen për fatin e të voglës e cila ka shfaqur probleme të shumta me frymëmarrjen ditët e fundit.
Tefta Dervishi, nena e Stelës shprehet se nuk ka mundësi financiare për të paguar detyrimet ndaj OSHEE-së. Ajo kërkon të gjendet një mundësi për t’ia rilidhur energjinë elektrike , që do ti jepte frymë vajzës së saj, e cila përkeqësohet çdo ditë që kalon pa aparatin e saj jetëdhënës.
Familjes Dervishi në fshatin Lekaj nuk i është ofruar asnjëherë ndihme ekonomike pavarësisht skamjes dhe varfërisë ekstreme
Stela: Unë dua një shtëpi qe te fusim kokën se gjarpri dhe miu del atj”.