Shteti jep para minimale për dëmet katastrofave nga vërshimet (VIDEO)

154

Moebel THEMA

1

Qeveria ende nuk ka kompletuar listën e familjeve të prekura nga përmbytjet që duhet të kompensohen. Kryetari i komisioneve për vlerësime Ejup Halimi pret që lista të përfundojë së shpejti por pa dhënë ndonjë afat. Ai më tej ka njoftuar se mbi 1800 familje tashmë kanë marrë paradhënie prej 500 euro.

“Është proces nuk ka shumë amvisëri dh nuk mund të themi se kur do të mbyllet se janë 5mijë lëndë që duhet të punohen nuk mund të themi një muaj apo dy , por është një proces i cili do të zhvillohet “, deklaroi Ejup Alimi, kryetra i komisionit për vlerësim.

Por, zëvendës ministri i financave Gëzim Beadini, thotë se deri tani ndihmë fillestare kanë marrë 2150 familje. Ai thotë se familjet tjera do të marrin kompensimin pasi të arrijë lista nga komisioni për vlerësimin e dëmeve.

“Sa i përket avancit prej 30 mijë denarëve është realizuar vetëm ajo faza e parë që ka arrit do të thotë 2150 familje , ndërsa për pjesë tjera akoma nuk kemi listë konkrete nga ana e komisionit për vlerësime”, tha zv/ministri i financave, Gëzim Beadini.

Përderisa shteti ende nuk ka lëshuar ndihmat e para, banorët e Hasanbegut vijojnë të ankohen për kushtet e rënda. Fejzulla Ismaili i cili ka ngelur pa shtëpi nga përmbytjet thotë se ndihma prej 500 euro nuk i ka ndihmuar aspak.

“Na është dëmtuar shtëpia nuk kemi ku të rinë dash duhet të ndreqim një të keqe këtu sat ë rrimë, nëse na ndihmon dikush do të bëhet mirë nëse jo do të ngelet ashtu siç është , nga shteti s’na ka ndihmuar asgjë veç 500 euro na ka dhënë krejt asgjë hiq. Tash jam tu ndejtur tek shtëpia e tjetër kujt, keq është si me ndjetë në ndonjë vend keq ma mirë në mal se aty ma keq nuk ka, sit ë bëjmë tonën do të bëhet mirë, nëse na ndihmon dikush nëse shteti na ndihmon do të bëhet mirë”, thotë Fejzulla Ismaili, kryefamiljarë.

Me problemin e mungesës së banimit në prag të stinës së vjeshtës, po përballet edhe shumë banorë të zonave të përmbytura që janë strehuar nëpër konvikte dhe në shtëpitë e familjarëve të tyre që janë të padëmtuara./alsat-m

Comments