Shteti “në këmbë” për situatën, Rama mbledh Shtabin e Emergjencave

171
edi-rama-prishtine-fotot-xhemail-sllovinja-3

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur në mesditë Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar në vend nga reshjet e dendura të shiut.

Rama ka thënë se të gjitha strukturat janë të angazhuar për të përballuar sa më mirë të jetë e mundur situatën e krijuar.

“Të gjitha strukturat nën drejtimin e ministrave dhe të personave përgjegjës janë angazhuar për ta përballuar sa më mirë të jetë e mundur një gjendje që realisht është vërtetë e pazakonshme sa i përket reshjeve të parashikuara”, tha Rama.

Qarqet më të prekura janë Durrësi, Tirana, Dibra, Lezha dhe Gjirokastra. Gjatë raportimit të tij, shefi i Emergjencave, Shemsi Premçi, ka raportuar për situatën ku ka përmendur si situata po menaxhohet më së miri.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se nën ujë ndodhet vetëm 80 hektarë tokë. Ndërkohë kanalet kryesore kulluese janë të pastruar dhe efektiv. Ndërsa ministri i Transporteve Sokol Dervishaj vuri në dukje se në të gjithë vendin ujësjellësat janë në punë, ndërsa po punohet për zhbllokimin e autostradës Tiranë- Durrës. /tch

Comments