“Shteti tash 5 javë e dinte se po planifikohej një valë e re ikjesh nga Kosova”

403
fresco

Përveç mandatarit për qeverinë e re, që e pranoi si fakt ikjen e qytetarëve nga Kosova, edhe ish ministri i jashtëm Enver Hoxhaj tha se shteti tash e 5 javë është në dijeni se po përgatitet një ikje e tillë.

Por shteti nuk ka arritur të bëjë asgjë për të kapur trafikantët që në vitin 2014 ndihmuan mbi 100 mijë shqiptarë të largohen nga Kosova, raporton KTV.

Eksperti i sigurisë Burim Ramadani ka thënë është detyrë urgjente e qeverisë së re që të ndalë ikjen e qytetarëve.

Policia e Kosovës, pas valës së migrimit në vitet 2014-2015, kishte filluar hetimet për organizata kriminale, të cilat kanë kontribuar në largimin e qytetarëve nga Kosova.

Mirëpo, KTV-ja nuk ka arritur gjatë ditës të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, lidhur me këtë çështje.

Comments