Shtohen vëzhguesit dhe gazetarët e huaj që do të ndjekin zgjedhjet

195
fresco
Shtohen vëzhguesit dhe gazetarët e huaj që do të ndjekin zgjedhjet

midle

4.706 vëzhgues, 354 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj do t’i ndjekin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Deri te KSHZ kanë kërkuar akreditime 4.047 vëzhgues vendorë dhe 659 të huaj.

Sipas të dhënave në web faqen e KSHZ-së, nga vëzhguesit vendor më në numër janë nga MOST me 3.435 persona, kurse nga vëzhguesit e huaj janë nga OSBE-ODIHR me 280 vëzhgues të akredituar dhe 230 përkthyes.

Gazetarët e huaj që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor janë nga Al Jazeera Balkan, RTV 21 Prishtinë dhe Top Channel si dhe TRT nga Turqia.

Comments