SHTOHET PRESIONI I TË HUAJVE NDAJ IVANOVIT, SHEFI I OSBE-SË VJEN NË SHKUP

170

Image result for ivanov

“…kushdo që i bënë 61 nënshkrime, merr mandatin…dhe nuk e cenon kushtetutën”, tha Gjorgje Ivanov, Kryetar i RM.

Për këtë deklaratë, shumë zyrtarë të lartë evropian dhe amerikan, po i kërkojnë presidentit të shtetit, që ta respektojë kushtetutën.

Shumë të huaj po kundërshtojnë qasjen e kryetarit të Maqedonisë, se kërkesat e shqiptarëve do ta destabilizojnë shtetin, ndërsa protestat anti-shqipes, i shohin si fillim të ndryshimeve.

Shfaqja e retorikës së ashpër në publik, për diplomatin amerikan Brajan Hojt Ji, është shpërfaqje e dy poleve politike, atyre që po mbesin pa qeveri, dhe të tjerëve që po hyjnë në qeveri.

Agjencia kroate e lajmeve HINA, shkruan se zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hojt Ji, ka kujtuar se Bosnja dhe Maqedonia nuk janë shtete homogjene, dhe se duhet të respektojnë të drejtat e pakicave.

Hojt citohet të ketë ftuar presidentin Gjorgji Ivanov që të reflektojë, dhe të mos e tensionojë tutje situatën.

“Shumica në parlamentin e Maqedonisë shprehën gatishmëri të formojnë qeveri. Shpresojmë që kryetari i Maqedonisë kësaj shumice do t’ua lejojë që sa më shpejtë të formojnë qeveri të re. Shtetit i nevojitet qeveri që do t’i vazhdojë reformat. Me këtë do të zgjidhej edhe çështja e emrit me Greqinë, që do të hapte rrugën Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO”, tha  Brajan Hot Ji,   zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit.

Siç raporton HINA, Hojt Ji ka thënë se ka shumë propagandë rreth ndikimit të perëndimit në Maqedoni, dhe se perëndimi po synon të krijojë “Shqipërinë e Madhe”, duke promovuar kërkesat e shqiptarëve, që sipas tij janë insinuata ndjellakeqe.

“Këto qeveri ndjellakeqe, e duan një Evropë të dobët, e cila është e varur nga burimet energjetike të Rusisë…Rusija dhe të tjerët, edhe tutje do të përpiqen ta ndalin integrimin e Evropës”, tha  Brajan Hot Ji,   zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit.

Nga ambasada Ruse në Maqedoni theksojnë se nuk komentojnë deklaratat e funksionarëve shtetëror të ndonjë vendi të tretë. Nga aty theksojnë se qëndrimi i federatës Ruse për raportet me BE-në dhe NATO-në është përcjellë shumë herë nga Ministri i jashtëm rus dhe presidenti Rus.

Ndërkohë për qëndrimin e Rusisë ndaj Brukselit, gjegjësisht ndaj NATO-së foli edhe ambasadori rus në Maqedoni, Oleg Shçerbak.

“Në lidhje me NATO-n dhe zgjerimin e kësaj aleance agresive kemi shumë dallime serioze të koncepteve me partnerët perëndimor. Për dallim nga Brukseli, ne përpiqemi për një sistem të pandarë të sigurisë në Evropë, i barabartë për të gjitha vendet, pa marrë parasysh a janë anëtare të ndonjë organizate ndërkombëtare”, tha Oleg Shçerbak, Ambasador Rus në Maqedoni.

Për krizën politike në vend ka reaguar edhe ambasadori  Francez në Maqedoni, Kristain Timonie. Ai ka  kërkuar që kriza të zgjidhet sa më shpejt dhe Maqedonia t’i  kthehet rrugës Euroatlantike.

“Dëshira jonë është që kriza të zgjidhet sa më parë dhe Maqedonia përsëri t’i kthehet rrugës së vërtetë, afrimit dhe integrimit në BE dhe NATO. Dëshirojmë që klima të mbetet e përmbajtur dhe në pajtim të vërtetë midis të gjitha bashkësive etnike që e përbëjnë këtë vend”, u shpreh Kristian Timonier, Ambasador i Francës në Maqedoni.

I pyetur për letrën e Gjorgje Ivanovit dërguar krerëve evropian dhe botëror , Timonie tha se është i njoftuar me letrën, por nuk do ta komentojë se pse pasi, siç theksoi, nuk është dërguar deri tek presidenti i Republikës së Francës. Ndërkohë, përmes një deklarate me shkrim ka folur edhe ministri francez për çështje evropiane, Arlem Dezir, duke bërë thirrje për formimin e shpejt të Qeverisë, që është parakusht për afrimin e vendit drejt Evropës.  Qëndrimet e Bashkimit Evropian do ti përcjell edhe sekretari i përgjitshëm i Organizatës për Siguri të Bashkimit Evropian, Lamberto Zanier. Ai zbret në Shkup sonte ndërsa gjatë vizitës dyditore pritet të takojë Kryetarin e vendit, Gjorgji Ivanov, ministrin e punëve të Jashtme Nikolla Popovski si dhe përfaqësues të partive politike.

Comments