Shtyhen edhe Lojrat Olimpike “Tokio 2020”

494

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të shtyhen për një vit, për shkak të pandemisë “Covid 19”. Ky vlerësim vjen nga shefi i anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Dik Pound.

Edhe pse u raportua se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka një muaj kohë për të vendosur përfundimisht lidhur me këtë çështje, duket se shtyrja e tyre është e pashmangshme.

Pas Norvegjisë, Gjermanisë e Kandasë, edhe Australia ka qenë e zëshme në këtë drejtim, me çka besohet t’i kenë bindur drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që t’i shtyejnë Lojërat “Tokio 2020” për vitin e ardhshëm.

Comments