Shtyhet ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndisë

440
fresco

Ndeshja e xhiros së 25-të të Ligës së parë të futbollit në Maqedoni mes Shkupit dhe Shkëndisë, që duhej të luhej të enjten, është shtyrë.

Kjo është ndeshja e dytë nga kjo xhiro, që nuk do të luhet në terminin e paraparë, pasi që sot në mëngjes kampioni aktual, Vardari, kërkoi shtyrje të derbit kundër Pelisterit.

Si shkak për kërkesat për shtyrje në të dy rastet ceken obligimet reprezentuese të disa prej lojtarëve të tyre.

Tre ndeshjet e tjera të xhiros së 25-të në LPFM të caktuara për të enjten (29 mars) prej orës 15:00 janë:
Sileks – Pobeda, Rabotniçki – Akademia Pandev dhe Renova – Shkupi.

Comments