Shtyhet ndeshja Shkëndija-Shkupi



Takimi Shkëndija-Shkupi i paraparë të luhet të dielën në Tetovë është anuluar me kërkesë të ‘kuqezinjëve’ për shkak të angazhimeve në Liga Evropa.
Përballja e xhiros së tretë të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit e paraparë të luhet të dielën (21.08.2016) është shtyrë për kohë të pacaktuar. Për shkak të pjesëmarrjes së Shkëndijës në play-off të Liga Evropës dhe ndeshjes së kthimit me Gentin të enjten e ardhshme, drejtuesit e klubit kanë kërkuar shtyrje të takimit, ndërsa me pëlqim të FC Shkupit komesari për gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë ka vendosur të zhvendosë ndeshjen për afat të pacaktuar. Termini i ri i zhvillimit të kësaj përballje do të vendoset në mënyrë shtesë.