Shtyhet seanca gjyqësore kundër Gruevskit dhe të tjerëve

133

Seanca gjyqësore kundër Nikolla Gruevskit, Mile Janakieskit, Daniela Rangellovës dhe disa të tjerëve, është shtyrë për më 28 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësja Tatjana Mihajllova e mori këtë vendim pasi që lënda për ankesat për dënimet e prokuroreve speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai, gjendet në Gjykatën e Apelit.

Përndryshe, kjo lëndë ka të bëjë me dhunën e ushtruar në Komunën Qendër në vitin 2013, që udhëhiqet nga Andrej Zhernovski.

Comments