SHTYHET SEANCA PËR RASTIN “LAGJJA E TRIMAVE”

141

Moebel THEMA

Seanca gjyqësore për rastin  “Lagjja e Trimave” u shty për shkak të udhëtimit zyrtar të prokurorit përgjegjës nga Prokuroria publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionin.

Gjykimi mbi këtë lëndë do të vazhdojë më 3 nëntor në sallën e madhe të Gjykatës Supreme. Deri më tani janë mbajtur rreth njëzet seanca, prej të cilave një pjesë me dyer të mbyllura për shkak të marrjes në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtur, nëpunësve policorë që morën pjesë në veprimet ushtarake të 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar.

Comments