Shtyhet serish dekreti për “Sigurinë”

196

Moebel THEMA

Shtyhet serish dekreti për “Sigurinë”Per te dytën here kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, ka kërkuar shtyrjen e votimit per dekretin e Presidentit te Republikës, i cili ktheu per rishqyrtim ligjin “per masat e sigurisë publike”. Edhe pse kane kaluar 5 muaj qe nga momenti kur kreu i shtetit kërkoi rishikimin e ketij ligji, Partia Socialiste nuk ka mundur ta rrezoje dekretin presidencial dhe shkak per kete, eshte bere qëndrimi ndryshe i aleateve te saj: Lëvizjes Socialiste per Integrim dhe Partisë per Drejtësi Integrim dhe Unitet. Nje pjese e deputeteve te LSI votuan kundër ketij ligji kur ai kaloi fillimisht ne seance plenare e me pas kur erdhi dekreti i presidentit ata abstenuan gjate shqyrtimit ne komision. Ndërkohe qe deputetet e Pdiu ne ate mbledhje bashkuan votën me PD, duke mbështetur dekretin e Presidentit. Rrëzimi i dekretit te kreut te shtetit kërkon 71 vota dhe Partia Socialiste pa LSI dhe PDIU ka vetëm 65 deputete.

Comments