Shtyhet takimi i liderëve me Ramën

Ka dështuar sot pasdite takimi i katër liderëve politik shqiptarë – Ali Ahmeti i BDI-së, Menduh Thaçi i PDSH-së, Bilall Kasami i Lëvizjes BESA dhe Ziadin Sela i LR-PDSH-së, të cilët me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është dashur të ulen në një tavolinë në Tiranë. Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi ka konfirmuar për gazetën KOHA se takimi është dashur të mbahet të martën pasdite, mirëpo për shkak të angazhimeve të Ahmetit, ky i fundit nuk ka udhëtuar drejt Tiranës. “Tentative është nesër (e mërkurë) megjithatë akoma e pakonfirmuar ngase ne jemi ekstremisht të zënë”, ka thënë Grubi.