Shuma marramendëse që po shpenzohet brenda një dite për sigurinë e Trumpit

199

Derisa urdhrat ekzekutiv të presidentit tani për tani janë gjërat më të përfolura pothuajse në të gjithë botën, ka edhe diçka tjetër që të jetë në qendër të vëmendjes: shpenzimet për sigurinë e tij, transmeton koha.net.

Sipas një informacioni të lëshuar nga CBS2, raporton Unilad, New Yorkut i ka kushtuar 500 mijë dollarë në ditë për ta mbrojtur rezidencën e familjes Trump, Trump Tower, kur presidenti gjendej aty.
Mbrojtja e tij nga dita e fitimit të zgjedhjeve e deri te inaugurimi i tij ka kushtuar mbi 35 milionë dollarë.

Në dhjetor qyteti i New Yorkut ka kërkuar nga qeveria federale që t’i rimbursojë koston enorme për siguri rreth Trump Tower, nga 8 nëntori e deri me 20 janar, kur u inaugurua Donald Trump.

Comments