Shumë fëmijë nga Hasanbegu dhe vende tjera kërkojnë ndihmë në Klinikat e Shkupit

105

 

Moebel THEMA

Një numër i madh i fëimjëve nga Hasanbegu dhe fshatra tjera të prekur nga përmbytjet e fundit kërkojnë ndihmë në Spitalet e Shkupit. Lajmin e ka publikuar Televizioni Telma, transmeton Zhurnal. Sipas këti televizioni një numër i madh i fëmijëve janë ankuar në dhimbje në stomak dhe sigurisht bëhet fjalë për sëmundje eventuale infektive.

Ndërkoh, drejtori i Spitalit të fëmijëve “Kozle”, Oliver Zafirofski thotë se deri më tani janë hostpitalizuar katër fëmij që kanë ardhur nga fshatrat e përmbytura të Shkupit.

Mirëpo nga ana tjetër, drejtori i Klinikës për sëmundje infektive, Milenkoviç nuk përjashton mundësin për paraqitjen e sëmundjeve infektive tek banorët e prekur nga përmbytjet e fundit. Sipas tij  institucionet janë të përgatitura për tu ballafaquar me situatat e reja.

Comments